E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrezim te dyfishte Topit

Gjykata Kushtetuese rrëzon për të dytën herë presidentin Bamir Topi për dekretet e emërimit të anëtarëve të Kushtetuese. Gjykata me një raport votash 6 me 3, i ka dhënë të drejtë Kuvendit dhe vendimit që i ktheu mbrapsht presidentit tre emra për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim zgjidhet një nga konfliktet më të ashpra mes Parlamentit dhe Presidentit, pasi ky i fundit pretendonte se i ishin cënuar kompetencat në emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Konflikti nisi rreth 2 vjet më parë kur mazhoranca pezulloi procedurat për 4 emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që më herët kishte zgjedhur dhe dy anëtarë të rinj. Parlamenti konstatoi një ngërç kushtetues dhe kërkoi interpretim për ripërtëritjen e 1/3 se anëtarëve në çdo 3 vjet. Me vendimin e parë Gjykata Kushtetuese ia la në dorë Kuvendit gjetjen e mekanizimit që do të ripëtërinte përbërjen e saj. Në rast se Kuvendi do të kishte zgjedhur plot 4 anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, do të kishim një ndryshim në shumicë të përbërjes, çka në arsyetimin e gjykatës binte ndesh me parimin dhe qëllimin e shprehur në Kushtetutë: atë “të ruajtjes së përvojës juridike, te posaçme dhe të specializuar në gjykimin kushtetues, e cila nuk mund të përftohet askund tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›