E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashash drejt Greqisë, sekuestrohen 307 kg, prangosen 3 persona

Gjirokaster- Një sasi prej 307 kilogramë lënde narkotike është sekuestruar në malin e Sopotit teksa janë arrestuar 3 persona dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Markelian dhe Indrit Alinanin si dhe shtetasi Artur Shukullin, të tre banore të Delvinës.

Arretsimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar Pashkët në fshatin Lazarat ku 6 persona me anë të mushkave po tentonin të transportonin hashashin drejt Greqisë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 8 çanta dhe autorët po operonin të ndarë në disa grupe. Ndërkohë policia njofton se po punohet për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe identifikimin e pritësve të lëndës narkotike në shtetin fqinjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›