Dështon raundi i parë, në seancën e ardhshme parlamentare vendoset për raundin e dytë

Konferenca e Kryetareve / Foto arkiv
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka dështuar. Në mbledhjen e Kuvendit për këtë çështje nuk u kaluar në votim por raundi i parë cilësohet i kaluar. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që javën e ardhshme të zhvillohet raundi i dytë pa konsensusin e Partisë Socialiste.
Në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04.06.2012, ora 10:00.
Anëtarët që i përkasin grupi politik të Partisë Socialiste nuk dhanë konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e Seancës ditën e martë, dt. 05.06.2012, ora 10:00.
Në këto kushte, Konferenca gjykoi që (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme parlamentare, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /F.S/