E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet drogë, kishte destinacion Italinë

Kapet drogë, foto arkiv

Policia e Durrësit ka bllokuar në portin e qytetit bregdetar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila kishte si destinacion Italinë.

Transportuesit e drogës janë, Agron Budini, 52 vjeç nga Fieri dhe Kozeta Zaçe, 33 vjeç nga Tirana.

Policia bën me dije se droga është gjetur në pjesën e poshtme të automjetit tip Benz me targa AA 875 DS,  i cili drejtohej nga Agron Budini.

Policia gjeti 45 pako të përmasave të ndryshme me kanabis sativa, të cilat peshonin 27 kilogram e 568 gram.

Ndërsa, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike. /Mark Brungaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›