E Diel, 1 Nëntor 2026

Ska konsensus, raundi II-të mes 4 dhe 5 qershorit

TIRANE- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ditën e hënë në orën 10:00 mbajtjen e raundit të dytë për votimin e Presidentit të ri, por pa konsensusin e opozitës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04.06.2012,  ora 10:00.

Por sipas të njëjtit njoftim, anëtarët që i përkasin grupi politik të Partisë Socialiste nuk dhanë  konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e Seancës ditën e martë, dt.  05.06.2012, po në orën 10:00.

Në këto kushte, Konferenca gjykoi që  (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme parlamentare.-thuhet më tej në deklaratën e Kuvendit.

Raundi i parë i votimit per Presidentin e ri te Republikes është konsumuar pa u votuar, ndërsa bazuar në ligj ky raund quhet i vlefshëm.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi vlerësoi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, kandidati i cili është propozuar nga mxhoranca, por që nuk u hodh në votim në raundin e sotëm,  tha se votimi quhet i kryer.

Topalli ftoi menjëherë konferencën e Kryetarëve për të vendosur datën për zhvillimin e raundit të dytë për votimin e Presidentit të Republikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›