Greqia jashtë Eurozonës, Ballkani jashtë BE-së

Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Joshka Fisher
Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Joshka Fisher, ka paralajmëruar se në rast se Greqia do të dalë nga Eurozona dhe projekti i euros do të dështojë do të sjellë edhe fundin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Sipas tij, Eurozona është projekt politik, kështu që dalja e Greqisë nga ky projekt do të shkaktojë probleme të mëdha brenda BE-së.
Çfarë do të sillet dalja e Greqisë nga eurozona? Do ti themi lamtumirë zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore, do jetë fundi i integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian, ka theksuar Fisher.
Ai ka shtuar se, Gjermania si faktor kyç duhet të luajë rolin për të siguruar dhe garantuar eurozonën. /Korriere dela sera/
Përgatiti: E.L