Dështon rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit
Prishtinë - Problemi i dosjeve që duket se në Shqipëri u mbyll me sukses pas debatesh të shumta, duket se po ecën me vështirësi edhe në Kosovë. Pas debatesh të shumta, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një rezolutë me të cilën do të dënohen krimet që ka bërë regjimi ish-komunist i Jugosllavisë në Kosovë. Ligjvënësit kosovarë kanë vendosur që deri në seancën e ardhshme kryetarët e grupeve parlamentare ta harmonizojnë tekstin e rezolutës dhe ta sjellin në Kuvend për miratim.
Debati dhe mosmarrëveshjet në Kuvend erdhën në kohën kur draft-propozimi për rezolutë i hartuar nga Komisioni për legjislacion dhe Kushtetutë doli të jetë shumë i paqartë. Paradite deputetët e Kuvendit ishin pro kërkesës së shefit të GP të AKR-së që kjo rezolutë të miratohet në Kuvend. Por, më pas, qëndrimet u ndryshuan dhe deputetët u ndanë në pozitë dhe opozitë.
Seanca ka degjeneruar deri në fyerje të rënda midis deputetëve. Miratimi i Rezolutës, i cili është hartuar që pata tre muajve është shtyrë për seancën e radhës. Deri në atë kohë Komisioni për legjislacion dhe gjyqësi do të inkorporojë disa vërejtje që janë bërë. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së sotshme, nuk ka votuar për kërkesën e AKR-së për debatin lidhur me vendimin e Presidentit të Kosovës për të mos mbajtur zgjedhje deri në vitin 2011.