E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Putin do të vizitojë Çekinë

Moskë -Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka pranuar një ftesë të homologut të tij çek, Mirek Topolanek për të zhvilluar një vizitë në Republikën Çeke, njoftoi sot qeveria çeke. ''Datat e vizitës nuk janë vendosur ende'', thuhej në deklaratë. Si pjesë e obligimeve të mbajtjes së presidencës së BE-së, Republika Çeke pritet të organizojë një samit BE-Rusi, që do të zhvillohet në qershor.

Kjo ftesë pason zgjidhjen e konfliktit të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës, që la pa ngrohje rreth qindra mijëra persona në juglindje të Evropës, gjatë një prej javëve më të ftohta të dimrit dhe detyroi shumë prodhues industrialë të ndalonin punën në fabrikat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›