Bllokohet puna e KQZ-së në Kosovë
Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është përfshirë në probleme për shkak të tërheqjes së dy anëtarëve të partisë më të madhe, asaj Demokratike të Kosovës. Zyrtarë të PDK-së nuk kanë dashur të flasin për arsyet e bojkotimit të mbledhjeve të KQZ-së, ndërsa opozita e ka kritikuar partinë që udhëheqë me qeverinë se po e bllokon punën e këtij institucioni. Sipas BBC, dy anëtarët e PDK-së në KQZ, Xhelal Pajaziti dhe Betim Gjoshi, prej më shumë se dy muaj kanë ngrirë postet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas një vendimi të partisë. Pajaziti i tha BBC-së se nuk i di arsyet që e kanë shtyrë partinë të vendos për ngrirjen e pozitës së dy anëtarëve të saj në KQZ. Ai shtoi se "meqë jemi nominuar nga ajo parti, jemi të obliguar të përfillimin propozimin e saj për ngrirje të përkohshme të aktiviteteve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve."
As zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci nuk ka qenë në gjendje t'i shpjegojë arsyet e tërheqjes së dy anëtarëve të PDK-së nga KQZ-ja. Sipas tij, organet e partisë janë në fazat e diskutimit për këtë çështje dhe shumë shpejt do të dalin me një qëndrim. “Arsyeja do të jepet bashkë me qëndrimin, të cilin shumë shpejt do ta marr partia," ka thënë zëdhënësi Stavileci.
Por përfaqësues të opozitës kanë fajësuar Partinë Demokratike, e cila udhëheqë me qeverinë, për bllokim të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se KQZ-së i është bërë një bllokadë për arsye politike.