E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi : Zgjidhja për Gazën, ‘Izratia’

Tripoli -Lideri i Libisë, Muammar Gaddafi deklaroi se konflikti në Gaza do të pasohet nga valë të tjera dhune derisa izraelitët dhe palestinezët të krijojnë një shtet të vetëm të quajtur "Izratinë", ku të mund të jetojnë së bashku në paqe. Gaddafi, i cili dikur i ka quajtur izraelitët "hebrenj që duhen hedhur në det", shprehu mbështetjen për të drejtën e tyre për të patur një atdhe, pavarësisht zemëratës në rritje në Libi dhe kudo kundër izraelitëve për shkak të dhunës ushtarake në Rripin e Gazës.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë që ata mund të dilnin nga ky rreth vicioz urrejtjeje, ishte të jetonin në një shtet të vetëm së bashku me palestinezët.

Ai ripërsëriti propozimin e bërë fillimisht gjashtë vjet më parë për dhënien fund të konfliktit izraelito-palestinez, që bazohet në atë çka ai e quan ''paarritshmëria e një zgjidhjeje për ekzistencën e dy shteteve, si zgjidhje e konfliktit''.

"Ndërkohë që Gaza ende digjet nga flakët, thirrjet për një zgjidhje për dy shtete dhe për ndarje vazhdojnë me më tepër intensitet, por asnjëra nuk do të funksiononte", shkruante ai në një artikull në "New York Times".

"Të dyja palët duhet të mbeten në luftë të përjetshme ose të arrihet një kompromis dhe ky kompromis do të ishte një shtet për të dyja palët, një "Izratinë" që do t'u mundësonte njerëzve të të dyja palëve të kuptonin se janë të lirë të jetojnë në të gjitha territoret që ishin thelbi i konfliktit dhe se atyre nuk mund t'ju mohohet e drejta për të jetuar në asnjë pjesë të vendit", theksonte Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›