E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ernest Luma jep dorëheqjen nga AAK-ja

Prishtinë - Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ernest Luma, ka kërkuar dorëheqjen e tij nga kjo parti. Përmes një letre dërguar kryetarit të partisë, Ramush Haradinajt, Luma thekson se ka vendosur të largohet nga AAK për shkak se dëshiron të vazhdojë studimet dhe specilizimin në fushën e letërsisë. "Duke u ndjerë krenar dhe i nderuar se një kohë relativisht të gjatë kam qenë bashkëpunëtor i ngushtë juaji, për të gjitha vitet e angazhimit tim të deritashëm në AAK, e nëpërmjet saj në skenën politike të vendit, ju falënderoj për besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe", thuhet në letrën e Lumës dërguar kryetarit Haradinaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›