Dy te moshuar, nen hetim per pensione false
TIRANE - Dy te moshuar jane vene nen hetim, pasi dyshohet se, kane paraqitur dokumente te falsifikuara per te marre pensionin. Policia e Tiranes, tha diten e djeshme se eshte shtuar lista e personave qe kane perfituar pensionin, me dokumente false. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se, kane derguar materialet ne Prokurorine e Tiranes, per hetim ne gjendje te lire te Muje Abazaj, 64 vjec dhe Violeta Nezes, te dy banues ne Tirane. Policia tha se ndaj tyre jane ngritur akuzat e "falsifikimit te dokumenteve" dhe te "falsifikimit te akteve te Gjendjes Civile". Hetimet tha policia, jane bere nga specialistet e seksionit Kunder Krimit Ekonomik e Financiar. Ndaj tyre eshte depozituar nje kallezim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shendetesore Tirane, ku dy personat e mesiperm kane falsifikuar aktet e Gjendjes Civile, me qellim perfitimin e pensionit ne menyre te pa drejte.
A. C
A. C