Perplasja, 6-vjecari rende ne spital
Aksidenton rende nje te mitur, vihet ne pranga nje 25-vjecar. Policia e Lushnjes, beri te ditur se, Odise Lleshi eshte arrestuar menjehere pasi ka perplasur nje 6-vjecar, i cili ndodhet ne gjendje te rende. Burimet nga policia thane se, rreth ores 21:00 te mbremjes se dy diteve me pare, kane vene ne pranga Odise Leshin 25 vjec. Leshi, eshte vene nen akuzen e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Ai ka qene duke udhetuar me makinen tip "Mercedez Benz" me targa FR 6775C. Ne nje nga rrugicat e lagjes "Kadri Qystri", perballe shkolles 9-vjecare "4 Deshmoret", si shkak i shpejtesise me te cilen udhetonte ka perplasur fuqishem nje 6-vjecar, inicialet e te cilit jane A. M. Femija ishte duke luajtur ne thellesi te trotuarit, por Leshi duke humbur kontrollin e mjetit, si pasoje e shpejtesise ka dale nga rruga dhe eshte futur ne trasene e trotuarit, duke perplasur te miturin.
Xh. B
Xh. B