E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari per pengmarrje

TIRANE - Pasi ishte ne kerkim prej kater vjetesh, me ne fund policia ka mundur te arrestoje nje 28-vjecar i akuzuar per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise". Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme, nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se, eshte kapur nga sektori i Operacioneve Speciale dhe Kerkimit, Klodian Alizoti, 28 vjec, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye bazuar ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te dates 5 shkurt 2005, e cila ka vendosur ndaj tij, masen e sigurimit "arrest ne burg". Burime nga uniformat blu deklaruan se, i arrestuari eshte nen akuze per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise". Kapja e tij eshte bere nga sherbimet e Komisariatit te Policise numer 6, ne bashkepunim me sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›