E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i Farmakovigjilencës

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, Farmakovigjilenca sot në Shqipëri është një reformë e thellë e ndërmarrë në shëndetësi.

"Farmakovigjilenca sot në Shqipëri është një reformë e thellë e ndërmarrë në shëndetësi, standard ndërkombëtar monitorimi, strukturë e ngjashme me institucionet analoge, monitorues i përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave, garant i sigurisë dhe cilësisë së barnave, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, hap drejt përafrimit të legjislacionit shqiptar me të BE-së", sqaroi ai.

Kreu i Shëndetësisë shtoi se implementimi i sistemit të farmakovigjilencës është pozitiv në drejtim të rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të barnave, rritjes së besueshmërisë së popullatës mbi barnat që qarkullojnë në vendin tonë, parandalimit të problemeve të lidhura me efikasitetin e barnave, zbardhjes së rastit, mjekim apo përshkrim i gabuar, bar jashtë standardeve, bar i falsifikuar, etj, reduktimit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës për shkak të barnave. Sipas Vasilit, gjatë vitit 2011 në sektorin e farmakovigjilencës në QKKB kanë ardhur raportimet e para, si kombëtare edhe ndërkombëtare.

“Raportimet kombëtare janë dorëzuar nga farmacitë dhe spitalet për 8 barna të regjistruara në Shqipëri, ndërsa raportimet ndërkombëtare janë dorëzuar nga mbajtësit e autorizimit për tregtim për 10 barna të regjistruara në Shqipëri”.  Të gjitha rastet janë marrë në studim dhe shërbejnë si një burim informacioni për monitorimin e vazhdueshëm të sjelljes së tyre në treg. “Janë marrë masat për shkëmbimin e informacionit ndërkombëtar si dhe njoftimin e organizmave përkatës, për monitorimin e mëtejshëm të tyre”, tha Vasili. /Start/

                                                                                             2012-05-07 14:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›