E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Gjermania do t'a presë me krahë hapur Hollande

BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se presidenti i ri i Francës, François Hollande do të pritet ''me krahë hapur" gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani, që do të zhvillohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga presidenti në ikje Sarkozy.

"Do të bashkëpunojmë ngushtë dhe në mënyrë shumë intensive", u shpreh kancelarja Merkel, gjatë një konference për mediat në Berlin.
"Bashkëpunimi franko-gjerman ështe tepër thelbësor për Evropën dhe ekziston një vullnet i fortë që blloku evropian të arrijë kapërcimin me sukses të situatës aktuale", shtoi kancelarja gjermane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›