Diploma e Bossi-t, Prokuroria sekuestron dokumentet

Sipas burimeve jo zyrtare cituar nga TCH, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Hetimet do të zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim në këto dokumente, qe nisin nga regjistrimi i Renzo Bossi-t, si student deri tek diplomimi i tij.
Vetëm dy dite pas fillimit të verifikimeve, lidhur me dyshimet e medias, prokurorët deklarojnë jozyrtarisht se kanë nisur hetimet penale.
Megjithatë gjatë publikimit të këtij skandali nga mediat italiane dhe me pas edhe ato shqiptare, vetë "Universiteti Kristal", në Tiranë ka reaguar duke njoftuar se Renzo Bossi është regjistruar në baze të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit, për vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacioneve në fuqi.
Nderkohe media italiane ka njoftuar se Bossi ne 2009 ka marre diplomen e shkolles se mesme dhe në 2010 është diplomuar në Tiranë në ciklin 3-vjeçar të biznesit. Por sipas policise Renzo Bossi nuk ka qenë asnjëherë në Shqiperi. Dyshimet e para ranë mbi një operacion të mundshëm të shitjes së diplomës, jo vetëm ndaj dy shtetasve italiane, por edhe ndaj studentëve të tjerë në Shqipëri.
Megjithatë do të jenë prokurorët tashmë, që do të verifikojnë nëse të paktën Renzo Bossi i ka zhvilluar apo jo tre vite mësim në këtë universitet para se të marrë diplomën. Prokuroria e Napolit dhe Milanos deklaruan me herët për mediat italiane, se Bossi rezulton i regjistruan me numër amze 482, eshte diplomuar për Menaxhim-Biznesi dega Ekonomik dhe diploma e tij rezulton të jetë lëshuar më datën më 8 tetor 2010. /Start/
2012-05-07 15:49