Ksera “ulet sërish” me personat me aftësi të kufizuar

Kjo Ministri ka kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit e aftësisë së kufizuar të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë propozime konkrete si për sa i përket parashikimeve të Ligjit integral që është në proces hartimi, ashtu edhe VKM-ve, të cilat do të përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit për kompensimin e energjisë elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban, pas ndryshimeve të fundit ligjore në statusin e të verbrit dhe invalidëve para dhe tetraplegjik.
Në takimin e radhës me përfaqësuesit e shoqatave të para dhe tetraplegjikëve dhe të të verbërve u diskutua rreth mënyrës së përcaktimit të kritereve të përfitimit të kompensimeve si dhe masës së tyre, e cila do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. ërfaqësuesve të shoqatave të aftësisë së kufizuar iu kërkua që të bëjnë propozime konkrete dhe të bazuara veçanërisht në studime serioze, të cilat përcaktojnë nivelin mesatar të konsumit të energjisë elektrike.
Nga përfaqësuesit e Ministrisë të pranishëm në takim u garantua se propozimet do të shqyrtohen me kujdes dhe mbi bazën e tyre do të hartohen edhe VKM. Gjatë takimit u pranua se deri tani përfitues të këtij kompensimi kanë qenë edhe një numër i konsiderueshëm individësh abuzivë dhe se në legjislacion nuk ekzistonte asnjë kriter dhe as kufi për përfitimin e këtij kompensimi.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës, z. Ilir Ibrahimi, sqaroi se vlera e kompensimit pas përcaktimit në VKM-të përkatëse do të bëhet nëpërmjet përfitimeve në para kesh. Tryeza e sotme do të pasohet nga takime të tjera në ditët në vijim ku do të vazhdojë diskutimi rreth reformës ligjore për aftësinë e kufizuar.
Për vitin 2012, fondi për trajtimin e Personave me Aftësi të Kufizuar është 12.4 miliard lekë, 2 herë më i lartë në krahasim me vitin 2005, ku pagesat për paaftësinë mbuloheshin me vetëm 6.1 miliard lekë. /Start/
2012-05-07 15:37