E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon sërish gjyqi ndaj komisionerëve të Dragushës

Numerimi i votave ne Lezhe

Ka dështuar sërish seanca ndaj tetë ish-komisionerëve të Dragushes në Lezhë, të akuzuar për deformim të rezultatit zgjedhor, në zgjedhjet e 8 majit 2011.  Ish-kandidati socialist Rrok Rroku, ka deklaruar para se të fillonte seanca, kishte informacione nga gjykata që procesi i sotëm do të dështonte.

E ndërkohe ka rezultuar e vërtetë deklarata ë ish-kandidatit socialist, Rrok Rroku, pasi seanca gjygjësore nuk është zhvilluar fare. Ish-kandidati shprehet se nuk po arrin të kuptojë atë që po ndodh, ndërkohë që nuk dihet se kur do te zhvillohet seanca gjyqësore e radhës.

Shtyrja e seancës gjyqësore ka ardhur për shkak se njërit prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve i ishte kërkuar prezenca në gjykatën e Apelit për të mitur në Shkodër, i cili paraprakisht ka paraqitur edhe një kërkesë, e cila është pranuar nga prokurori dhe gjykatësi i çështjes.

Ndërkohë që nga prokuroria ishte kërkuar 15 vite burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë për 8 komisionerët e Dajcit, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Denoncimi ndaj tyre u bë nga kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë kandidatit Gjergj Doçi. /Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›