HIV mund të kurohet pa ilaçe

HIV kurohet pa ilaçe
Këtë herë pararojë janë një grup studiuesish italianë
ROMË - Një grup i Institutit Superior të Shëndetit ka zbuluar një terapi të re, që edukon sistemin imunitar të organizmit të kontrollojë virusin në mungesë të trajtimit farmakologjik. Bëhet fjalë për një eksperiment të parë, por rezultatet janë premtuese.
Për pacientët me SIDA, efektet mund të zbulojnë një pistë të rëndësishme në progresin drejt së ardhmes. Për shumë prej tyre do të ishte fundi i skllavërisë ndaj barnave, të nevojshme gjatë gjithë jetës. Pasi testet e kryera kanë dhënë rezultate shumë të mira. Por mbetet për tu zgjidhur çështja e financimeve të projektit. Bën të ditur agjencia e lajmeve, ANSA. /M.A./