Shqiptari Emir Bajrami, më i bukuri i Evropianit 2012

Emir Bajrami
BERNË - Lojtari që përmendet si i ardhur nga Kroacia, por që fanellën e kombëtares me të cilën luan e ka nga Suedia, e që në fakt me origjinë është shqiptar nga Kosova, 24-vjeçari Emir Bajrami, zë vendin e parë të një renditjeje, si futbollisti më i bukur i Kampionatit Eruopian, Euro 2012.
Është zgjedhur nga plot 1.8 milionë lexuesit dhe klikuesit e portalit të gazetës zvicerane me tirazhin më të madh, “www.20minuten.ch”. Dhe ka fituar mes 84 lojtarëve të tjerë të kampionatit.
Shoqëruesi i parë i Mister Euro12 është Niko Kranjçar i Kroacisë, i dyti, Markus Rosenberg i Suedisë, i katërti Mats Hummels i Gjermanisë, i pesti Jesus Navas i Spanjës e me radhë. Ndërsa Christiano Ronaldo ka zënë vendin e 31-të.
Emir Bajrami 24-vjeçar që nga fillimi i këtij sondazhi interesant, kur e kishte kapur vendin e parë, nuk e kishte lëshuar atë deri në fund. /M.A./
