Ekstradohet nga Greqia, akuzohet për vrasje

Ekstradohet drej shiperise, foto arkiv
Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte dënuar për vrasje nga Gjykata e Dibrës, në vitin 2006
Policia e Tiranës bëri të ditur se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye sot ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit Nazmi Molla, lindur në Zall-Gjoçaj, Mat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Dibrës, me vendim të datës 10 qershor 2006, ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, në ngarkim të tij, për kryerjen e veprave penale vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Mësohet se Nazmi Molla, në bashkëpunim me shtetasit Behar dhe Vladimir Molla, me datë 25 gusht të vitit 2004, si pasojë e një konflikti të mëparshëm, lidhur me zonat e shfrytëzimit të lëndëve drusore, kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Gëzim Molla. /E.L/