E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton serish seanca per "14 shtatorin"

Ka deshtuar serish dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, seanca gjyqesore per ngjarjen e 14 shtatorit te vitit 1998 ne Tirane, maratona e te cilave ka nisur mbi 10 vjet me pare. Seanca e djeshme gjyqesore nuk u zhvillua per shkak te mungeses se prokurorit te ceshtjes, dhe nje prej perfaqesuesve te trupit gjykues. Nderkohe ne seancat gjyqesore, te percaktuara ne keto dy muajt e fundit, prokurori i ceshtjes nuk eshte paraqitur ne asnje rast, me pretendimin se eshte i pamundur nga ana shendetesore. Me cilesine e te akuzuarit ne kete proces jane disa persona te njohur ne fushen e medias, politikes, biznesit, etj, si Alfons Zeneli, Antoneta Malja, Ekrem Spahia, Ilir Zhilla, etj. Ata akuzohen per organizim te kryengritjes se armatosur ne 14 shtator te vitit 1998 ne Tirane, dy dite pas vrasjes se deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari. Akuza, qe eshte hedhur poshte nga personat e marre ne cilesine e te pandehurit ne kete proces, mbeshtetet ne Nenin 221 te Kodit Penal. Mbi 400 deshmitare te akuzes, jane thirrur ne kete proces por ende asnje perfundim. Maratona e gjyqeve per kete ceshtje, ka nisur mbi 10 vjet me pare, dhe deri tani ka pasur zvarritje te ketij procesi. Cudia me e madhe eshte se ky gjyq ka nisur nga e para. Po ashtu nese E. Spahiu ka mbaruar mandatin si deputet ne 2005, nga ky vit deri ne fillim te 2009, ai nuk eshte thirrur asnjehere ne gjyq. Ai u thirr si i pandehur, kater muaj para zgjedhjeve.

Reagimi

Partia Levizja e Legalitetit e ka cilesuar me 30 janar, rihapjen e procesit te ashtuquajtur "Kryengritje e Armatosur e 14 shtatorit 1998' nje akt me motive te qarta politike dhe me synime te erreta per te goditur mazhorancen qeverisese dhe PLL-ne, duke corientuar opinionin dhe asfiksuar organet e drejtesise, me procese gjyqesore qe kane per baze akuza te fabrikuara".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›