E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e elektricistit, pronari i gurores nen hetim

BERAT- Policia e Beratit ka nisur dje, hetimet ndaj administratorit te gurores, ku ngeli i plagosur punonjesi i elektrikut, gjate nje shperthimi. Burime te komisariatit te policise se ketij qyteti bejne me dije se, mbremjen e djeshme nisi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj Kastriot Bedini, administrator i firmes se nxjerrjes dhe perpunimit te gurit "A.K.S". Sipas burimeve nga policia hetimet ndaj 45-vjecarit, banor ne lagjen " 22 Tetori" nisen, pasi gjate punes ne guroren e tij, ka ndodhur nje shperthim si rezultat i se cilit ka ngelur i plagosur Lavdosh Canko, punonjes i elektrikut, Kucove. 38-vjecari Canku ndodhej pasditen e djeshme ne vendin e quajtur "Guri i Bardhe" duke punuar ne nje shtylle te tensionit te larte, nderkohe qe ne territorin e gurores, qe administrohej nga Bedini ka ndodhur nje shperthim me dinamit. Si pasoje e ketij shperthimi mbeti i plagosur ne kembe nga nje pjese guri, 38-vjecari Canku. Bedini akuzohet per vepren penale te "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive" dhe " shkeljes se rregulla te mbrojtjes ne pune". E. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›