E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet automjeti qe u grabiten punonjesit e Postes Shqiptare

Makina me te cilen dyshohet te jene grabitur dy dite me pare, punonjesit e Postes Shqiptare, eshte gjetur e djegur. Burime nga Policia e Lezhes bene me dije se mjeti eshte gjetur i djegur ne thellesi te nje mali, prane fshatit Tresh te Lezhes. Kane qene banoret e fshatit, ata qe kane vene re mjetin dhe me pas kane lajmeruar policine. Automjeti i djegur pas nje ekspertimi, duke iu referuar edhe numrit te shasise, ka rezultuar te jete ne pronesi nje njerit prej 2 shtetasve tashme te ndaluar, per kete grabitjen e shumes prej 5 milione leke, punonjesve te Postes Shqiptare. Policia nuk ka bere ende te ditur identitetet e te ndaluarve per arsye hetimi, pasi mund te kete nje zgjerim te rrethit te hetimit dhe te dyshuarve, per implikim ne kete ngjarje. A. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›