E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 41-vjecarit, per "shfrytezimit te prostitucionit"

BERAT- Nje 41-vjecar ka rene ne pranga te policise, pasi ishte shpallur person ne kerkim. Besnik Dervishi, banor ne fshatin Sheq-Gajd, komuna Poshnje ne rrethin e Beratit, ishte denuar ne mungese per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit". Ndalimi i 41-vjecarit u be pas nje informacioni te siguruar ne rruge operative se, ai ndodhej ne banesen e tij, pas kthimit nga emigracioni disa vjecar. Prokuroria e Rrethit ka nxjerr urdhrin per ndalimin e 41-vjecarit, duke ekzekutuar ne kete menyre, vendimin me numer 108, qe mban daten 13 shtator te vitit 2002. Dersbishi u gjykua ne mungese, pas denoncimit te nje bashkefshatare te tij, e cila e akuzoi Dervishin per shfrytezim prostitucioni ne Itali, gjate vitit 2001. Nga hetimi rezultoi se, pas nje njohje mes tyre, Dervishi i premton fejese E. A, dhe gjate kohes qe kjo e fundit pranon te shkoj ne Itali, shfrytezohet si prostitute per disa muaj. Pas kthimit ne banese ne fund te vitit 2001, vajza ngre padi nga Dervishit duke e akuzuar ate per shfrytezim prostitucioni. E. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›