Aliu: Nuk e vrava une Gjenollarin
Tirane- "Nuk kam vrare asnje person". Keshtu ka nisur te deklaroje dje para gjyqtarit te gatshem Gerd Hoxha, 42 vjecari, Shpetim Aliu, i akuzuar per vrasjen e 38-vjecarit, Shpetim Gjenollari, tre dite me pare. "Diten e ngjarjes, une kam qene ne nje lokal perballe me vendin qe ndodhi ngjarja. Lokali ka qene plot me njerez, kur ka ardhur i plotfuqishmi i zones dhe me ka marre.", ka vazhduar rrefimin e tij para gjykates i pandehuri. Sipas tij arma qe eshte gjetur ne banese, nje lloj pistolete, nuk eshte e tij. Kete arme, sipas Aliut, ai ia ka marre vellait te tij, por nuk ka qene ne gjendje funksionimi, pasi i mungonte tyta. Ne fund i pandehuri ka shpjeguar se rreth nje viti me pare, vellai i tij kishte pasur nje perplasje me viktimen per shkak te nje sherri te femijeve te tyre, por qe gjithcka ishte sqaruar. Pas deklarimeve te dhena nga ana e te pandehurit, mbrojtesi i tij, i ka kerkuar gjykates lirimin e klientit, pasi ishte i pafajshem. Perballe ketyre pretendimeve, akuza ka shpjeguar se ndaj 42-vjecarit ka prova qe tregojne se, i pandehuri dyshohet te jete autor i kesaj ngjarjeje. Per kete prokurori i kerkoj gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", ndaj 42-vjecarit, mase kjo e vendosur me pas edhe nga vete gjykata. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur tre dite me pare prane ish-Parkut te Autobuseve. Viktima kishte dale nga pika e internetit, qe sipas deshmitareve ishte duke lundruar ne rrjetin social Facebook. Ne ato momente sipas akuzes, i pandehuri dyshohet te kete kaluar prane nje lokali probastesh dhe ka qelluar kater here me nje pistolete, viktimen. Nga hetimet e para ka rezultuar se viktima dhe autori kishin pasur nje sherr te hershem mes tyre, pas nje zenke mes femijeve. Kjo zenke kishte pasur edhe perplasje te here pas hershme mes tyre, duke arritur deri ne fatalitet. Mbi 42 -jecarin Aliu, Prokuroria e Tiranes ka ngritur akuzen e "vrasjes me dashje".