Tirane-Elbasan, Autostrada hapet ne mes te qershorit Eglantina Nasi
Projekti madhor infrastrukturor, i cili lidh kryeqytetin e vendit me Elbasanin, do te jete gati brenda mesit te muajit qershor. Garanci kjo qe jepet nga niveli aktual i punimeve, si edhe ritmi i proceseve ne perfundim e siper te autostrades Tirane-Elbasan. Kompletimi teresor i te cilave, premton per nje hapje te kesaj vepre gjigante te infrastruktures shqiptare ndaj qytetareve, vetem pas disa javesh. Keshtu, mesohet se tuneli ka perfunduar ne te dy galerite e tij me gjatesi 2.4 dhe 2.6 kilometra. Dhe jo vetem ai. Pasi rezulton se eshte asfaltuar edhe nje pjese e rruges ne te dy krahet e tij, drejt Tiranes dhe Elbasanit. Ndersa rezulton sakaq, se punimet ne veprat e artit pergjate kesaj rruge, gjenden ne fazen e fundit te tyre. Por edhe se brenda pak ditesh perfundon ura me e gjate e kesaj autostrade, pikerisht ajo qe ndodhet 3 kilometra larg hyrjes se Elbasanit. Teksa shpjegon per mediet ecurine e punimeve, drejtori i projektit te autostrades Tirane-Elbasan, Skender Cota, pohon se me keto ritme, mendohet qe ne mes te veres te hapet me shume se gjysma, ose 2/3-ta e Autostrades. “Ketu ndodhen 4 vinca qe per nga madhesia jane unike dhe qe vijne per here te pare ne Shqiperi. Arrin te vendose 10 trare ne 8 ore, me nje shpejtesi te larte dhe siguri ne punime. Kjo eshte ura e fundit e te gjithe projektit qe po ndertohet. Dhe kompania ka vendosur te punoje me ritme te shpejta per ta permbyllur ne kohe projektin”,- sqaroi me tej ai me detaje. Ndersa e vecante ne llojin e vet, paraqitet edhe ura e pare ne dalje te tunelit, ose sic njihet me termin teknik “viadukt”. 260 metra e gjate dhe 45 metra e larte. “Kjo eshte ura e pare per nga madhesia dhe menyra e ndertimit qe realizohet ne Shqiperi. Hapesira dhe madhesia e kolonave mbajtese e bejne te vecante kete ure. Ajo ndodhet ne fazen e fundit te punimeve dhe per pak dite, do te jete gati”,- thote inxhinieri grek, qe po ndjek punimet e saj. “Teksa atje, punohet pa pushim, diten dhe naten... Gjate nates, punojne afro 700 makineri dhe 100 punonjes. Punohet pothuajse ne te gjithe autostraden, kryesisht, aty ku ka me shume volum pune”,- shton me tej, drejtori i projektit, Cota. Teksa sqaron se i pari do te hapet, eshte segmenti i trete, nga dalja e tunelit deri ne Elbasan. Kujtojme nderkaq, se autostrada Tirane-Elbasan, me nje gjatesi prej 27 kilometrash, pothuajse sa gjysma e distances se rruges se vjeter, eshte konsideruar si vepra me avangarde e infrastruktures shqiptare dhe e dyta per nga rendesia pas rruges se Kombit. E cila pervecse do te pergjysmoje kohen e udhetimit mes Tiranes dhe Elbasanit, do te shkurtoje ne te njejten kohe edhe distancat e te gjithe qyteteve te zones juglindore me kryeqytetin e vendit. Ajo perben ne te njejten kohe edhe nje premtim te mbajtur te qeverise para qytetareve te saj. Ku investimi me i rendesishem i kryer ne kuadrin e saj, mbetet ai i tunelit te Kerrabes. Ndersa vete rruga eshte e ndare ne tri lote, nga te cilat: loti i pare fillon nga Unaza e Madhe deri ne kilometrin e 13-te, loti i dyte eshte tuneli, dhe loti i trete eshte nga dalja e tunelit ne qytetin e Elbasanit.