Dështon tenderi për licencën e tretë 3G
Tenderi për dhënien e licencës së tretë për shërbimin 3G ka dështuar. Shkak është bërë oferta e ulët e dy kompanive që morën pjesë, Eagle Mobile dhe Plus.
Qeveria kishte vendosur një çmim dysheme prej 12.5 milion euro ndërsa Eagle ka ofruar 3.5 milion ndërsa Plus 2.2 milion. Në këtë mënyrë komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka pranuar asnjërën nga këto.
Në Shqipëria deri tani dy kompani celulare kanë marrë të drejtën e ofrimit të shërbimit 3G. Vodafone ishte e para, e cila ka paguar për një gjë të tillë 31.4 milion euro ndërsa më pas e përfitoi edhe AMC me një tarifë prej 15.1 milion euro.
Nuk dihet se si do të ndërhyjë qeveria për dhënien e licencës së tretë 3G. Ajo përdori taktikën e tenderimit për dhënien e këtij shërbimi duke synuar maksimalizimin e përfitimit por mesa duket përfundimi nuk është ai i prituri. /F.S/