E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon tentativa anale e PS-së për t’u vënë zjarrin institucioneve të Kavajës

06-06-2011 / Nga Ervin Qemalli

Pas fabrikimit të rastit “Griselda” ishte gati plani për sulmimin dhe djegien e institucioneve vendore të Kavajës, për ta paraqitur si një hakmarrje për rezultatin e 8 majit. Por hemorragjia anale e nxitur nga Erion Veliaj ka dështuar, sapo është marrë vesh se piromanët ishin zbuluar

“Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…”
Kështu i paralajmëronte Erion Veliaj, “miqtë” e tij anglisht-folës, disa orë pasi (mos)rrëmbimi i Grieilda Rroshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të sapo zgjedhur të Kavajës Elvis (Ervin) Rroshi, “kishte marrë dhen”.
Bashkë me paragrafin pasues, ko ishte pjesa më e vërtetë (e pritshme, por që s’ndodhi për shkak të pavërtetësisë së gjithë pjesës tjetër të kësaj tragjedi-komedie) e letrës së Erion Veliajt për “miqtë” e tij. Vërtetësia e pjesës së fundit të letrës së Erion Veliajt, ka edhe “bishtin mbrapa”.
Pas “njoftimit të shkurtër”, që jo për rastësi Edi Rama do ta bënte në Kavajë, pikërisht te dera e jashtme e banesës së çiftit Elvis (Ervin) dhe Griseilda Rroshi, denoncimi i tij për “foshnje-rrëmbyesit”, prapa fshihte edhe skenarin ogurzi, të djegies së institucioneve. “Infrastruktura” dhe “asetet” ishin gati. Biles, biles, institucion-djegia, do të fillonte nga Kavaja dhe do të shtrihej, me aq sa merret vesh, të paktën deri sa “të gjendej foshnja e rrëmbyer”.
Por, ngjarja rrodhi shumë shpejt dhe në drejtimin e kundërt.
Shumë shpejt, u mësua se, jo grua shtatzëne nuk ishte rrëmbyer, por aq më tepër edhe ndonjë foshnje në barkun e kësaj gruaje shtatzëne nuk ishte rrëmbyer. Kjo, për një fakt shumë të thjeshtë dhe banal..., sepse nuk kishte grua shtatzëne, që të kishim rrëmbime të rrëmbimit.
Aq shpejt rrodhi ngjarja, sa edhe udhëtimi nga Tirana në Kavajë, nuk i mjaftoi Edi Ramës (si kohë), për të mësuar se kishte një rrëmbim të një shtatzëneje dhe foshnjës së saj në bark, por..., që nuk kishim shtatzëne.
Kaq mjaftoi, sa zjarrvënësit e bërë gati për të filluar institucion-djegien në Kavajë, të kuptojnë se pas moslëshimit të “njoftimit të shkurtër”, nga ana e Edi Ramës për denoncimin “foshnje-rrëmbyesit”, ata të tërhiqen.
Pas kësaj tërheqje, jo vetëm zjarrvënësit, por mbarë opinioni shqiptar, biles, biles edhe “miqtë” anglisht-folës të Erion Veilajt, kuptuan se varianti “remix” i Griseilda Rroshit, ia kalonte ku e ku, Marigosë së Andon Zako Çajupit.
Po kush e solli situatën, de ri në atë pikë sa zjarrvënia të fillonte nga Kavaja?
Ah, ka një emër...
Në fakt janë disa. 
Por, mbi të gjithë, shquan Erion Veliaj, me letrën e tij dërguar “miqve” anglisht-folës.
Cinizmi, këtu të lejon të thuash shumë gjëra, deri edhe duke mos kursyer ironinë dhe talljen, e Erion Veilajt me “miqtë”, por që për fatin e keq, vetëm Elvira Dones “e hëngri”.... “E hëngri” e shkreta, sepse i besoi dy herë Erion Veliajt. I besoi një herë si “gjinekolog parte-time” dhe një herë si “burrë”, i cili, ndryshe nga (mos)dija e Elvis (Ervin) Rroshit, ky (Erion Veliaj), “kishte lënë” shtatzëne Griselidën; i sigurt për këtë, “kishte dijeni për rrëmbimin” e saj; dhe ca më tepër i sigurt, nuk e vinte “në dyshim as rrëmbimin e foshnjës” në barkun e nënës.
Sa për atë pjesën e “mbulimit në gjak”, ky është rast i mirëfilltë për studim, me gjithë se të dhënat e para, tregojnë se për këtë pjesë Erion Veliaj, “e ngjeu penën” te përvoja personale, ku mësohet e besohet se hemorragjinë e tij anale (dhierjen gjak) të vetën, tentoi ta tipizojë te “personazhja” e tij...
Pritet që hemorragjia anale (dhierja gjak) e Erion Veliajt të vazhdojë ende, për deri sa ditët e fundit, u mësua edhe një tjetër fakt, sipas të cilit Griseilda Rroshi, nuk ka qenë as bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis (Ervin) Rroshi, por thjesht dhe vetëm dashnorja e tij, Elvis (Ervin) Rroshit.
Pas zbardhjes së kësaj ngjarje, më shumë se çdokush, duhet të ndjehen krenarë dhe me fat, Kavaja dhe banorët e saj, që i shpëtuan zjarrvënies. Imagjinoi çdo të ndodhte, në qoftë se Kavaja do të digjej për dashnoren e kryebashkiakut të saj. Historia do i kapërcente kufijtë, jo të letërsisë së Rilindjes shqiptare, por edhe të letërsisë Antike greke, ku Helena e Trojës, do të ishte, asgjë më shumë se hija e Griselda Rroshit...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›