E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihen kallezimet e PS-se ndaj anetareve te KQZ-se

Denoncimi Grupi hetimor po pret vendimin perfundimtar te Kolegjit Zgjedhor

Prokuroria thote se po verifikon objektin ligjor te kallezimeve te Partise Socialiste ndaj anetareve te KQZ-se megjithese ritmet e hetimeve lene shume per te deshiruar. Kur kane kaluar rreth nje jave nga kallezimi ndaj kater anetareve te mazhorances ne Komision grupi hetimor duket se ka ngrire veprimet pasi preferon qe me pare te kete nje vendimmarrje nga Kolegji Zgjedhor per aktet normative qe jane marre dhe me pas te kryeje procedurat e nevojshme te cilat mund ta cojne keto kallezime drejt pushimit. Burime konfidenciale nga Prokuroria e Tiranes thane se vendimet e KQZ-se apelohen ne Kolegj si organi me i larte per shqyrtimin e tyre dhe se prokuroria nuk mund te kryeje hetime ndaj ketij organi kolegjial. Sipas akuzes veprimtaria ligjore e KQZ-se shihet ne Kolegj dhe ne kete menyre prokuroria lan duart me nje kallezim politik. Organi i prokurorise nuk preferon te behet faktor per zgjedhjet e 8 majit ne Tirane ku KQZ-ja me nje vendim te diskutuar nga palet hapi disa kuti votimi per numerimin e fleteve te hedhura gabim. Akti u cilesua nga PS-ja si shkelje e ligjit madje per kete fakt u perpilua nje kallezim i gjate penal ndaj kryetarit dhe tre anetareve te mazhorances ne KQZ. Perpos fakteve dhe dokumentacionit prokuroria justifikohet se ka hapur nje verifikim te ketij kallezimi. Grupi hetimor duket se po shfrytezon te gjitha hapesirat e ligjeve shqiptare te cilat interpretohen ne disa menyra dhe ka arritur qe te vonoje nje pergjigje per kallezimin e PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›