Berisha heshtje ne fundjave pritet te flase sot per vendimin
Kryeministri Sali Berisha qe prej dy ditesh nuk ka pranuar ta komentoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per sa i perket lenies ne fuqi te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara. Ndonese Berisha e ka konsideruar kete vendim si te rregullt dhe ligjor ai ende nuk eshte shprehur pasi Kolegji i ka dhene atij edhe fuqi me te madhe ligjore. Pas dy ditesh fundjave pa takime publike kreu i qeverise pritet qe te shprehe ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PD-se qendrimin e tij ne lidhje me kete vendim te rendesishem per sa i perket afrimit te Lulzim Bashes drejt mandatimit si kryetar i Bashkise se Tiranes. Nga ana tjeter Basha vete ka folur per kete vendim duke e quajtur te rendesishem dhe qe merrte parasysh vullnetin e qytetareve shqiptare.