Dështon vizita e PS-së në Kalimash
12/11/2009 Banorët e zonës paralajmërojnë deputetët të mos bëjnë show politik me tunelin
Socialistët akuzojnë qeverinë për situatën aktuale në tunelin e Thirrës
Deputetët socialistë zgjodhën të shohin nga afër se çfarë ndodh në tunelin e Thirrës, duke mos shmangur vizitën në këtë vepër. Në këtë mënyrë, pavarësisht arsyeve që çuan në një vizitë të tillë, ligjvënësit socialistë janë ndodhur dje përpara një vepre të tillë, ku më së shumti u shton atyre dyshimet për abuzimet në ndërtimin e një rrugë të tillë, ku prej kohësh kanë qenë prezente akuzat ndaj qeverisjes së djathtë. Megjithatë, edhe pse vizita konsistonte pikërisht në atë çfarë po ndodh realisht në këtë tunel, pas shembjeve në pjesë të tij deputetët nuk janë lejuar të hynë në tunel për shkak të arsyeve teknike. Për më tepër që banorët e kësaj zone jo vetëm që nuk kanë lejuar t’u jepen shpjegime nga drejtuesit e firmës që merret me ndërtimin e kësaj rrugë, por kanë kërkuar me insistim largimin e deputetëve nga zona. Madje, banorët shkuan deri atje sa paralajmëruan kampin rozë që të heqë dorë së përdoruri një vepër të tillë si shou politik.
Vizita
Socialistët preferuan dje që kundërvënien dhe akuzat e tyre ndaj qeverisë “Berisha” mbi rrugën Durrës–Kukës t’i shprehin pikërisht përpara tunelit të Thirrës. 13 deputetë të PS-së kërkuan dje të inspektojnë nga afër situatën në tunel. Por për arsye teknike menaxheri i firmës “Bechtel” nuk ka lejuar hyrjen në brendësi të tunelit, por vetëm në fillimin e tij. Ndërkohë, duke mos ndryshuar kursin e qëndrimeve të tyre, socialistët theksuan me forcë faktin se rruga Durrës–Kukës është një rrugë elektorale. Kjo për shkak se menaxheri u ka bërë të ditur atyre se tuneli duhet të përfundonte në verën e vitit 2010. “Janë shkelur parametrat e kontratës. Sipas menaxherit, tuneli do të përfundojë në verë të këtij viti, kurse ai u inaugurua përpara kohe”, - deklaroi deputeti Erion Braçe. Nga ana e tij deputeti Namik Dokle vlerësoi se duhet një transparencë për të gjithë ata që janë të interesuar. “Ne prandaj kemi ardhur këtu, për t’u interesuar se si do të shkoj më tej. Besoj se duhet një punë e madhe, që tuneli të hapet sa më shpejt dhe ndërkohë duhet të hapet dosja e atyre që e shkaktuan këtë gjë, pasi nga një projekt i shekullit u kthye në një korrupsion të shekullit.”
Paralajmërimi
Vizita e deputetëve socialistë krijoi një situatë të tensionuar në këtë zonë. Kjo pasi për banorët e saj kampi rozë e ka trajtuar si shou politik të gjithë këtë ndërtim, duke mos parë anën pozitive të tij. Për këtë arsye ata kanë kërkuar largimin e deputetë socialistë të mbërritur në këtë zonë për të inspektuar gjendjen e tunelit Thirrë–Kalimash. Duke i akuzuar si antikombëtarë dhe kundërshtarë të kësaj vepre madhore, që bashkon kombin shqiptar, banorët i kanë përzënë deputetët socialistë nga tuneli, duke mos lejuar jo vetëm që të futen në të, por as të jepen shpjegime mbi situatën. Madje, u kanë sugjeruar që të futen në Parlament dhe politikën ta bëjnë atje e jo rrugëve.
Vizita
13 deputetë të Partisë Socialiste ishin dje në tunelin Thirrë–Kalimash. Sipas pretendimit të tyre, ka qenë pikërisht mungesa e informacionit zyrtar ajo që ka sjellë këtë vizitë të deputetëve në këtë vepër për t’u njohur më nga afër me të vërtetën atje. Por njëkohësisht socialistë në deklaratat e tyre vijuan të njëjtën linjë kundërvënëse.
Konflikti
Deputetët socialistë nuk janë mirëpritur nga banorët e zonës, duke krijuar një situatë konfliktuale, pasi këta të fundit jo vetëm nuk lejuan hyrjen në tunel të tyre, por këmbëngulën që të mos u jepej asnjë informacion. Kjo pasi në gjykimin e tyre kjo parti dhe përfaqësuesit e saj janë kundër kësaj vepre.
Sqarimi
Deputetet socialistë kanë kërkuar informacion zyrtar nga përfaqësuesit e firmës “Bechtel”. “Patëm rrëshqitje të masivit në tunel dhe nuk mund të hyjmë brenda. Mesi i tunelit paraqet probleme”, - deklaroi menaxheri Mort. Sipas tij, tuneli nuk ka mbaruar krejtësisht dhe se kontrata me qeverinë përfundon në fund të verës së vitit të ardhshëm.