E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dako kundër flotës së peshkimit në Durrës

12/11/2009  “Prek shëtitoren turistike”

DURRES- Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka vendosur të mos miratojë ndërtimin e flotës së peshkimit në kalatën zero të portit të Durrësit. Dje Dako u ka dhënë fund hamendësive që vinin nga burime të ndryshme, të cilat pohonin se ndërtimi i portit të peshkimit në Durrës po pengohet nga kryetari i bashkisë. Ai ka pohuar se ka qenë dhe mbetet i vendosur për të refuzuar çdo kërkesë dhe çdo projekt që synon të vendosë anijet dhe peshkatoret e gjuetisë së peshkut në afërsi të shëtitores “Taulantia”. “Nuk do të firmos asnjëherë ndërtimin e portit të peshkimit në vendin e përcaktuar nga qeveria për shkak se ndërtimi i atij porti në atë vend dëmton shumë qytetin dhe shëtitoren e tij bregdetare”,-ka thënë Dako vetëm një ditë pasi ai është akuzuar nga ministri i Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publik Sokol Olldashi. Ministri ka akuzuar Dakon lidhur me kundërshtimin e projektit duke thënë se “Dako kërkon të ndërtojë pallate për të shitur betonin e tij dhe për të përfituar në mënyrë abuzive”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›