Shqipëria merr “ok”-in për statusin e vendit kandidat
12/11/2009 Anëtarësimi në BE
Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar dje kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Vendimi do të bëhet formal pasi të merret dhe vlerësimi nga ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, diku nga e hëna e javës së ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga një burim diplomatik, i cili u shpreh se kandidatura me miratimin e ambasadorëve të 27 vendeve do ti dorëzohet Komisionit Evropian, i cili do të bëjë vlerësimet përkatëse për Shqipërinë. Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për statusin e vendit kandidat për në BE në prill të këtij viti dhe që atëherë kanë kaluar shtatë muaj dhe ende nuk ishte dhënë një përgjigje nga BE-ja për këtë çështje. Gjithsesi, duhet pritur edhe miratimi i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që të mund të formalizohet statuti ynë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Pas kësaj Shqipëria do të vihet nën një monitorim të rreptë nga vendet e BE-së, të cilat kanë standarde të larta për sa i përket pranimit në gjirin e vendeve të BE-së, sidomos kur bëhet fjalë për vendet e bllokut lindor, që kanë dalë nga diktaturat komuniste. Gjithsesi, sinjalet janë më pozitive se kurrë ndonjëherë dhe tashmë mbetet vetëm vullneti politik për ti realizuar ato
Meta-Rehn pakt për liberalizimin e vizave
Komisioneri Oli Rehn dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta kanë zhvilluar dje bisedime në lidhje me detyrimet që ka Shqipëria për të realizuar liberalizimin e vizave si dhe raportin mbi aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat për në BE.
Olli Rehn
“E përgëzova zotin Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për emërimin e tij dhe për programin ambicioz të punës të qeverisë së re. Ky program fokusohet në integrimin evropian dhe kërkesat e tij, si dhe në përkushtimin për të ndjekur ato reforma që do të ndihmojnë në materializimin e objektivit për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në mënyrë të veçantë kjo ka të bëjë me çështje që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç e theksuam në paketën tonë të zgjerimit në tetor, Shqipëria ka bërë progres në shumë reforma politike. Zgjedhjet parlamentare të qershorit përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare, ndërkohë që përpjekje të mëtejshme nevojiten për të adresuar disa çështje që janë identifikuar.
Implementimi i MSA-së, që hyri në fuqi këtë vit, po njeh progres të vazhdueshëm dhe efikas. Ende mbetet shumë për tu bërë. Shqipëria duhet të bëjë progres veçanërisht në fushën e rendit dhe sigurisë dhe gjithashtu për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit. Në këtë kuadër, e inkurajova zotin Meta dhe qeverinë që të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të përmirësuar këto çështje dhe për të bërë reforma në këto drejtime, ashtu siç e inkurajova edhe për përmirësimin e lirisë dhe mbrojtjes së medies, që ende gjendet nën sulme të dhunshme, siç ishte rasti i fundit i zotit Baze. Gjithashtu nënvizova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve administrative dhe zbatuese të administratës publike shqiptare. E mirëpres faktin që qeveria shqiptare i konsideron këto çështje si prioritete për punën e saj në të ardhmen.
Dua gjithashtu të them diçka në lidhje me pjekurinë demokratike. Progresi drejt BE-së kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe. Kjo është thelbësore për çdo vend që të bëjë progres drejt BE-së. Në emër të forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar zëvendëskryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me opozitën dhe i kam kërkuar asaj që ti japë fund bojkotit parlamentar, që nuk respekton standardet demokratike evropiane. Debati demokratik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë kësaj periudhe që BE-ja është duke konsideruar kërkesën dhe kur Komisionit do ti duhet së shpejti të fillojë punën për opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Një kriter politik thelbësor është stabiliteti demokratik dhe ky lloj bojkoti parlamentar nuk përputhet me pjekurinë demokratike apo me stabilitetin që kërkohet.
Këto janë inkurajime pozitive, tani e ka fjalën zoti Meta.”
Ilir Meta
“Faleminderit shumë zoti Rehn për inkurajimin që Komisioni dhe ju personalisht i keni dhënë vendit tim për tu afruar më tepër me Bashkimin Evropian.
Ne patëm një diskutim shumë konstruktiv dhe të hapur me komisionerin Rehn dhe dua të shfrytëzoj rastin përpara medieve ta siguroj atë përsëri dhe gjithë institucionet këtu në Bruksel se qeveria shqiptare do ta thellojë më tej procesin e reformave në vend, proces që do të kontribuojë për avancimin e marrëdhënieve tona me BE-në. E informova komisionerin Rehn mbi punën që po bëjmë për të përmbushur në kohë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin presim një përgjigje pozitive brenda vitit që vjen. Në këtë kuadër, vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e Komisionit.
Për sa i përket progresraportit, e informova komisionerin se ne i kemi marrë rekomandimet e këtij raporti shumë seriozisht dhe se ato tashmë përbëjnë bazën e një planveprimi për punën e qeverisë gjatë muajve të ardhshëm. Ndërsa ne presim që vendimi nga Këshilli të merret së shpejti, e informova komisionerin Rehn se qeveria shqiptare është tepër e fokusuar në përgatitjet për tiu përgjigjur pyetësorit në kohën e duhur. Me këtë rast e sigurova atë se qeveria shqiptare është e vendosur dhe ka mobilizuar kapacitetet më të mira të vendit për këtë proces. Qeveria është e përkushtuar të bashkëpunojë me opozitën në këtë proces dhe ka përsëritur vazhdimisht vullnetin e saj për këtë çështje, ndaj presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj shumë seriozisht.
Qeveria dhe mazhoranca në Parlament e kanë shprehur vullnetin e tyre për bashkëpunim dhe për ti zgjidhur kërkesat legjitime të opozitës, por pa prekur dhe pa ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e gjykatës.
Me komisionerin shkëmbyem gjithashtu edhe mendime mbi bashkëpunimin rajonal. Theksova edhe një herë vullnetin e qeverisë shqiptare për të vazhduar angazhimet e politikës së saj të jashtme në rajon, si një faktor i rëndësishëm që investohet për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
I garantova gjithashtu komisionerit Rehn se qeveria është tepër e përkushtuar për të garantuar lirinë e medieve dhe e informova atë se të gjithë personat e përfshirë në incidentin e fundit fizik ndaj një gazetari të njohur në vend, zotit Baze, janë nën masën e arrestit. Të gjitha institucionet në vend dhe vetë qeveria është distancuar seriozisht jo vetëm nga ky incident, por nga çdo lloj incidenti apo dhune që kërcënon standardet e lirisë së medies në vend.
Pyetje për komisionierin Rehn: Sipas mendimit tuaj, a do të përbëjë problem situata politike për përgatitjen e pyetësorit, sikurse e përmendët më parë, si pjesë e kriterit politik dhe a do të ndikojë kjo në shtyrjen e dërgimit të pyetësorit?
Për zotin Meta: Nga të gjitha rekomandimet që ju keni në raportin e progresit të ardhshëm, cilat do të jenë prioritetet, çfarë mund të bëni më mirë ju?
Zoti Rehn - Faleminderit për pyetjen. Qëllimi i përgatitjes së opinionit është të vlerësojë, të analizojë nëse një vend është gati për të filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Dhe për këtë qëllim vendi duhet të përmbushë kënaqshëm kriterin politik. Natyrisht, nëse bojkoti parlamentar do të vazhdojë më gjatë, ai do të ketë një ndikim negativ në analizat për kriterin politik, dhe kështu do të kishte një ndikim negativ në mundësitë për garantimin e statusit të kandidatit nga BE-ja.
Zoti Meta - Ne jemi të vendosur të demonstrojmë edhe më tej progres të qartë në të gjitha fushat, sepse procesi i integrimit evropian është një proces që duhet të avancohet në të gjitha drejtimet. Sikurse e përmenda edhe më parë, ne jemi shumë të fokusuar në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kohët e fundit qeveria shqiptare miratoi një plan veprimi për zbatimin e strategjisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe ajo që është më e rëndësishme, shumë shpejt do të miratohen edhe ligjet përkatëse. Po kështu ne po rritim çdo ditë e më shumë kapacitetet tona që lidhen me procesin e integrimit në BE, sepse, sikurse e dini, nëse ne flasim për ekonominë, kemi nevojë të vazhdojmë reformat ndërkohë që situata është e qëndrueshme, dhe ne kemi bërë progres shumë të qartë. Për këtë ne jemi tashmë të përkushtuar të tregojmë progres të dukshëm në të gjitha fushat dhe ne do ti trajtojmë të gjitha rekomandimet e progresraportit të fundit.
Pyetje: Në dritën e votimit të ditës së nesërme në Parlamentin Europian në lidhje me çështjen e vizave, a mund të na konfirmoni sot nëse Mali i Zi dhe Serbia i kanë arritur standardet e mbetura dhe a është realiste të thuhet se edhe Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina deri në korrik 2010 mund të përfitojnë të njëjtin regjim vizash si dhe tri vendet e tjera të Ballkanit?
Zoti Rehn – Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë i ka plotësuar standardet që në verën e kaluar, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë një punë shumë të mirë për arritjen e këtyre standardeve dhe sipas vlerësimit të Komisionit, Mali i Zi dhe Serbia i plotësojnë kushtet për një kalim të sigurt dhe pa problem për udhëtimin pa viza për qytetarët e këtyre vendeve. Kushtet e mbetura për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën janë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë janë sigurisht të arritshme. Në rastin e Shqipërisë, nëse qeveria e Shqipërisë dhe autoritetet e tjera do të punojnë fort dhe do të sigurojnë plotësimin e kërkesave, atëherë Komisioni do të bëjë rekomandimin për lëvizjen pa viza në mesin e vitit 2010. Sigurisht që kjo varet nga komisioni i ardhshëm, por unë do të ushtroj gjithë ndikimin tim si kandidat për komisioner për të siguruar që ky objektiv të arrihet sapo të jenë plotësuar kushtet.
Pyetje: Ju thatë se po prisni së shpejti mandatin nga Këshilli për aplikimin për ti dhënë një Avis për aplikimin e Shqipërisë. A do të jeni ju që do të merreni me aplikimin e Shqipërisë apo një komisioner tjetër?
Zoti Rehn - Me sa kuptoj, vendet anëtare e kanë diskutuar këtë çështje në COREPER dhe ka një shans të mirë që vendimi teknik për ti kërkuar Komisionit që të përgatisë Avis do të merret nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë në nëntor. Ka një shans të mirë për këtë dhe unë do ta mirëprisja këtë, sepse koha tashmë ka ardhur.
Ne do të fillojmë sipas procedurave tona normale të përgatisim opinionin. Me këtë dua të them se nuk do ta përgatis këtë vetë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, prandaj sipas mendimit tim kjo do të bëhet nga Komisioni i ardhshëm dhe sigurisht komisioneri përgjegjës për Zgjerimin në komisionin e ardhshëm. Është ai që do të ngarkohet për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Pyetje: Zoti Rehn, si e shihni ju takimin ndërmjet dy kryeministrave pas rekomandimit të Komisionit dhe inkurajimin që ju u dhatë këtyre vendeve për të zgjidhur çështjen, por edhe mesazhet që vijnë nga Shkupi për kontakte të drejtpërdrejta? Këtë inkurajim kishit parasysh ju dhe a prisni më tepër për zgjidhjen e këtyre çështjeve?
Zoti Rehn - Unë do të kënaqesha vetëm kur të jetë zgjidhur çështja e emrit. Por sigurisht janë bërë hapa pozitivë përpara dhe tani ne duhet të kapitalizojmë këtë arritje pozitive ndërmjet Athinës dhe Shkupit për tu angazhuar në bisedime dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Mendoj se ne kemi një mundësi unike për këtë, sepse kemi dy qeveri në dy vende, me mandate përkatëse të rikonfirmuara dhe unë kam besim se ato do ti përdorin këto mandate për të arritur një zgjidhje mbi çështjen e zgjatur të emrit.