“Ekspeditën ta udhëhiqte Rama”
12/11/2009 Ministri Olldashi ironizon vizitën e PS-së në tunel
Selia rozë insiston në marrjen e një informacioni mbi ngjarjen
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, komentoi vizitën e deputetëve socialistë në Kalimash. Por në komentin e tij ministri nuk fshehu ironinë mbi një vizitë të tillë. Menjëherë pas kësaj deklaratë ka ardhur dhe reagimi i selisë rozë, ku edhe gjatë ditës së djeshme nuk ka harrur të shigjetojë ashpër kabinetin qeveritar. “Partia Socialiste organizoi një vizitë në rrugën Rrëshen–Kalimash dhe në mënyrë më të vëmendshme në hyrjen e tunelit Thirrë–Kalimash. Unë doja që në emër të qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ta përshëndetja këtë vizitë. Është shumë pozitiv fakti që më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit”, - u shpreh Olldashi gjatë deklaratës së tij. Por duke shtuar dozën e ironisë ndaj kësaj vizite, ministri theksoi se “do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër jam i bindur se numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli”. Ndërkohë, duke lëshuar mesazhe falënderuese për kompaninë ndërtuese, Olldashi preferoi të bënte dhe disa sqarime shtesë. “Falënderoj kompaninë ndërtuese, që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjeçar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmendje të veçantë”, - deklaroi Olldashi. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi PS-ja, ku përmes zëdhënës për shtyp Armela Imeraj insistoi në zbardhjen e të vërtetës. “Ministri i Punëve Publike të familjes Berisha vijon t’i ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë përballë së vërtetës që fsheh, e cila mund të vonojë, por nuk do të harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as nuk mund të mbulohet me gënjeshtra, as nuk mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para drejtësisë bashkë me Bashën”, - theksoi Imeraj.