E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon votimi, rihapet konkursi për bordin e RTK-së

( E plotësuar) Konkursi për anëtarët e Bordit të RTK-së do të rihapet sërish për shkak se as në votimin e sotëm asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave.

Nga 106 deputetët që ishin prezentë në sallë, 47 kanë votuar për Mustafë Halilin dhe 20 për Blerta Zeqirin.

39 vota kanë qenë të pavlefshme.

....

Sot po vazhdon punimet seanca e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen 2 antarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka bërë të ditur sot se votimi për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Bord të Radio Televizionit të Kosovës ka qenë i rregullt dhe se sipas tij duhet të votohet edhe për një anëtarë të Bordit të RTK-së.

Deputetët tani janë duke zgjedhur më mes të Blerta Zeqirit dhe Mustafë Halilit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›