Desmond Tutu kërkon proces kundër Bushit dhe Blairit

Tutu ka bërë thirrje për gjykimin e tyre për krime lufte, për rolin në luftën e Irakut, madje edhe krijimin bazave për situatën e tanishme në Siri dhe siç pritet më vonë, edhe Iran.
Nobelisti tha se ish-liderët kanë gënjyer mbi ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë dhe kanë nisur një pushtim, i cili e ka lënë botën më të destabilizuar dhe të ndarë se çdo konflikt tjetër në histori.
Ai tha se aksionet e SHBA-së dhe Britanisë për të rrëzuar Saddam Husseinin në vitin 2003 kanë krijuar terren për luftën civile aktuale në Siri dhe një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, që përfshin edhe Iranin.
Sipas tij, “liderët e atëhershëm të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë fabrikuar bazat për të na ndarë edhe më shumë”. “Ata na kanë shtyrë në buzë të greminës, ku tani po qëndrojmë, duke pasur parasysh situatën në Siri dhe Iran”, tha Tutu.