E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA demanton vrasjen e shtetasve të saj në Pakistan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pakistan ka hedhur poshtë raportet për vrasjen e dy shtetasve të saj në Peshawar.

Ambasada ka bërë të ditur se dy shtetas amerikanë, të cilët punonin për Konsullatën e SHBA-së në këtë qytet, janë plagosur nga sulmi me bombë kundër makinës së tyre.

Ne deklaratën e ambasadës thuhet se sulmi pranë kufirit afgan, ka plagosur edhe dy punonjës pakistanezë të konsullatës.

“Një sulm, siç duket terrorist, ka pasur në shënjestër automjetin e Shteteve të Bashkuara dhe dy amerikanë, ashtu si edhe dy pakistanezë, janë plagosur dhe kanë marrë trajtimin mjekësor”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Islamabad.

Më herët, zyrtarët pakistanezë kanë thënë se të paktën tre persona – përfshirë dy amerikanë – janë vrarë nga sulmi vetëvrasës.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesi vetëvrasës ka përplasur makinën e mbushur me eksplozivë në automjetin që përdorej nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshawar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›