E Diel, 1 Nëntor 2026

Destruktiviteti opozitar – vijohet të mos votohet asnjë projekt-ligj

Politika e majtë e Partisë Socialiste ka dalë jashtë çdo lloj integriteti moral dhe profesional. Socialistët kanë fashuar dje vendimin e marrë disa ditë më parë për kushtëzim të raporteve me kuvendin, duke kërcënuar mazhorancën se s’do marrin pjesë në asnjë prej votimeve për ligjet e rëndësishme. Grupi kuvendor socialist i mbledhur pas mesdite, ka marrë vendim që të marrë pjesë në diskutimin e projektligjeve që janë në rendin e ditës së seancës së sotme plenare, por mos jetë i pranishëm në votimin e tyre. Politika kasnece e eunukllëkut opozitar, shkon edhe më tej, teksa pretendohet të sabotohen një pjesë e rëndësishme e ligjeve të parlamentit shqiptar.
Axhenda e sotme e Parlamentit parashikon rreth 20 projektligje dhe vendime që do të diskutohen dhe do të hidhen për votim mes të cilave mësohet se do të jenë dhe amendimet që qeveria propozon t’i bëhen ligjit të SHISH-it. Socialistët janë shprehur kundër ndryshimeve që mazhoranca kërkon t’i bëjë ligjit për shërbimet informative, qëndrim ky i përsëritur edhe më herët nga kryesocialisti Edi Rama.
Në mbledhjen e fundit të seancës parlamentare, opozita edhe pse qëndroi për 12 orë të tëra në Kuvend, duke marrë pjesë në diskutimet për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2010-ë, zgjodhi të dalë nga seanca duke mos marrë pjesë në votimin e ligjit. Pikërisht, këto janë shenjat e një sharlatanizmi të paprecedentë të politikës që ka ngjizur Edi Rama në kryesinë e selisë rozë. Strukje ndaj përgjegjësive të elektoratit, frikë nga përballja me qëndrimin e shumicës parlamentare, janë pikërisht faktet e një politike fataliste dhe të paaftë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›