Kryeministri Berisha në gjendje të lehtë gripale, drejt përmirësimit
Shtyhet mbledhja javore e Këshillit të Ministrave
Zëdhënësja e kryeministrit, njoftoi dje shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë, për një kohë tjetër për shkak të një gjendje febrile gripale, me çrregullime digjestive që ka prekur Kryeministrin Berisha dy ditët e fundit.
“Bëjmë të ditur se gjendja shëndetësore e Kryeministrit është në përmirësim. Pritet që mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të zhvillohet gjatë 2 - 3 ditëve në vijim”, u shpreh zëdhënësja e kryeministrit Berisha.
Pritet që ditët në vijim, Kryeministria të njoftojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për të miratuar morinë e ligjeve që janë përcaktuar në rendin e ditës.