E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria po përgatit një paketë politikash për shpenzimet

Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu u shpreh dje se qeveria po përgatit një paketë politikash për kufizimin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Duke iu referuar shkurtimeve të buxhetit të shtetit, për vitin 2010, Shehu tha se qeveria do të publikojë së shpejti draftin për politikën e shpenzimeve.
“Shkurtimet në buxhetin e shtetit të vitit 2010-ë prekin të gjitha sektorët, por jo ato prioritare si arsimi, shëndetësia dhe siguria”, tha deputeti demokrat.
Sipas tij duke shkurtuar buxhetin preken si shpenzimet operative ashtu edhe investimet publike duke shtuar se shpenzimet administrative do të jenë ato që do të preken më shumë. Ndërkohë deputeti demokrat garantoi se shkurtimet e buxhetit nuk bëhen për arsye politike, por për ta mbajtur të stabilizuar ekonominë e vendit.
Gjatë seancës parlamentare të së hënës, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin për buxhetin e shtetit 2010-ë. Ndryshimet në buxhet kanë si bazë të orientimit financiar shkurtimet operative, për t’i bërë ballë presioneve të recensionit global. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka mbrojtur ndryshimet në ligj, duke i konsideruar ato si të domosdoshme, për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›