Detaje të reja për “trafikimin” me organe

Prokurori serb për krime të luftës Vladimir Vukçeviq, lidhur me pretendimet e Beogradit për “trafikimin” me organe njerëzore në Kosovë, ka deklaruar se është realizuar “përparim i rëndësishëm”.
Paraqitja e një dëshmitari në opinion ka inkurajuar njerëzit që të “kontribuojnë në zbulimin e së vërtetës së plotë”, tha Vukçeviq për gazetën “Veçernje novosti”, transmeton QIK.
Po ashtu ai thotë se është vendosur një bashkëpunim i mirë me ekipin e prokurorit special ndërkombëtar Clint Williamson, Sipas Vukçeviqit në të paktën shtatë vende për momentin po zhvillohen hetimet.
Ai paralajmëron se për disa ditë do të ketë “detaje të reja interesante” për publikun, ndërsa për familjet e viktimave do të jetë “satisfaksion i pjesërishëm”, ka thënë Vukçeviq./Indeksonline/