E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmon me thikë punonjësit e KEK-ut

Punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës janë sulmuar me thikë nga një qytetar në rrugën “Naim Frashëri” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo nuk jep më shumë informacione. Personi i dyshuar që ka sulmuar me thikë zyrtarët e KEK-ut tani ndodhet në arrest policor.

Deri të sulmi ka ardhur pasi që ekipi i KEK-ut ishte duke bërë çkyçjen e rrymës ndaj një borxhliu. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›