Kapet fëmija me 1 kg drogë

Një i mitur nga Shqipëria është kapur në Vermicë të Prizrenit me rreth një kilogram lëndë narkotike të llojit Mariuhanë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është zënë në flagrancë duke kontrabanduar rreth një kilogram drogë nga Shqipëria për në Kosovë.
I mituri nga Shqipëria madje ka tentuar që të kalojë kufirin ilegalisht. Me urdhër të prokurorit publik, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Indeksonline/