E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror në Universitetin e Shkodër, 3 të plagosur

Qyteti i Shkodrës është tronditur rëndë që në orët e para të mëngjesit pasi një breshëri plumbash pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, pranë konvikteve kanë lënë 3 persona të plagosur.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa, se një person që udhëtonte me biçikletë ka shtënë mbi të riun Aleksandër Qarri me automatik ndërsa krahas tij plumbat kanë prekur edhe dy kalimtarë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte ndaj Qarrit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku thuhet se ka kaluar në vdekje klinike.

Fatmirësisht dy të dëmtuarit L.Marku 37 vjeç dhe A.Begeja 19 vjeç kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga ana e policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja automatiku, një armë kallashnikov dhe një çantë të cilat dyshohet se i ka hedhur autori i atentatit.

Gjithsesi nga ana e policisë vijon puna për hedhjen dritë mbi ngjarjen e rëndë si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›