Hakersa pro-Assange kundër Tunizisë
Lëvizja e hakersave pro-Wikileaks, e udhëhequr nga rrjeti Anonymous, ka bërë të ditur se ka filluar disa sulme ndaj faqeve institucionale të Tunizisë.
“Kemi rrëzuar faqet e kryeministrit dhe qeverisë së tij të korruptuar”, thuhet në një komunikatë.
Piratët informatikë kanë vendosur të ndërhyjnë pas çensurës mbi përleshjet e fundit në vend.