E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Raporti i KE-së bazë për hapat e mëtejshëm

Në prezantimin e Progres-Raportit, në zyrën e tij, Meta se "METE ka punuar seriozisht për plotësimin e pyetësorit që i takon, ndërsa përgjatë vitit 2011 plotësimi i kërkesave të bëra në Progres Raportin e KE-së do të jenë bazë e punës sonë".

Ai shtoi se megjithë vlerësimet e bëra në raport, ka ende shumë hapësira për të vepruar, duke përmendur këtu legjislacionin veçanërisht në fushën e energjisë dhe hidrokarbureve. "Edhe lidhur me kapitullin për të drejtën e shoqërive tregtare, komisioni vlerëson mjaft arritjet në përafrimin e plotë të pjesës më të madhe të legjislacionit tregtar e veçanërisht të ligjit tregtar dhe shoqërive tregtare", tha Meta.

Ministri i Ekonomisë shtoi se "lidhur me kapitullin e 50-të për energjinë vlerësohet progresi thelbësor i bërë në vitet e fundit në transformimin e legjislacionit dhe ngritjen e institucioneve, por edhe në reformat e tregut të brendshëm të energjisë si dhe përafrimin e legjislacionit të hidrokarbureve dhe atij minerar"./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-04 16:59
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›