E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen me kaçavidë xhaxhai dhe nipi, në kërkim autori

Dy të plagosur të së njëjtës familje është bilanci i momentit, ndërsa mësohet se xhaxhai dhe nipi janë goditur me kaçavidë nga një person i tretë në komunën Portëz në Fier.
 

Policia deklaron se shtetasit Fatmir Lika dhe Marjus Lika, 25 vjeç, dyshohet se janë goditur nga shtetasi Adion Ferko.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›