E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qëllohet me armë 23-vjeçari, në kërkim autori

Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa një 23-vjeçar është jashte rrezikut per jeten.

Sipas burimeve më të fundit të uniformave blu, mësohet se shtetasi Geri Metaj është qëlluar me armë, nga një person i dyshuar për këtë krim, i indetifikuar si Erjon. Ç.

Këtë lajm e konfirmon për “Ora News”, Drejtori i Policisë Vlorë, Ylli Metko. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendgjarje, ndërsa kanë nisur hetimet paraprake dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›